Albania

Shpresa për vaksinën nga Universiteti i Oksfordit: Çfarë zbuluan shkencëtarët pas testimit

Shpresa se një kurë kundër koronavirusit mund të jetë në horizont u shtua sot, pasi një vaksinë e zhvilluar në Britani tregoi shenja premtuese nga testet tek majmunët.

Eksperimenti i Universitetit të Oksfordit forcoi sistemin imunitar të gjashtë majmunëve të racës “Rhesus macaques”, pa shkaktuar efekte anësore.

Brenda 28 ditëve nga vaksinimi, të gjitha kafshët kishin antitrupa COVID-19, të prodhuara nga trupi për t’i dhënë imunitet nga virusi.

Studiuesit thanë se primatët ishin në gjendje të luftonin kundër virusit përpara se të depërtonte thellë në mushkëritë e tyre, ku mund të bëhet vdekjeprurës.

Rezultatet premtuese vijnë pasi testet tek njerëzit të vaksinës së Universitetit të Oksfordit janë duke vijuar.

Studimi tregoi se disa nga kafshët zhvilluan antitrupa ndaj virusit brenda 14 ditëve nga vaksinimi, ndërsa tek të gjithë u shfaq prania e antitrupave brenda 28 ditësh.

Sipas studimit, i cili nuk është shqyrtuar nga shkencëtarët e tjerë, një dozë e vetme vaksinimi ishte gjithashtu efektive në parandalimin e dëmtimit të mushkërive, organi që mund të preket më rëndë nga virusi.

“Ne dalluam reduktim të pranisë së virusit sekrecionet dhe rrugët e frymëmarrjes te kafshët e vaksinuara në krahasim me kafshët e tjera dhe majmunët e vaksinuar nuk patën pneumoni. Ngarkesat virale në sistemin e poshtëm të frymëmarrjes ishin ulur ndjeshëm, duke sugjeruar që vaksinimi parandalon përsëritjen e virusit në traktin e poshtëm të frymëmarrjes.

Stephen Evans, profesor në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, tha se rezultatet ishin ‘një lajm i mirë’, duke shtuar:

“Gjetja më e rëndësishme për mua është kombinimi i efikasitetit në drejtim të ngarkesës virale dhe pneumonisë pasuese”.

Studimi nuk është botuar ende në një revistë shkencore dhe nuk është shqyrtuar nga shkencëtarë të tjerë.

l.h/ dita

Football news:

In 2001, Beckham played the best match for the national team. He was inspired by a girl with a unique disease-an inverted heart
Inter will get 15 million euros if PSG sell Icardi to another Italian club
Langle does not want to leave for Inter from Barcelona
Lineker on Messi: I am a fan of Ronaldo, but the title of the best player in the world can not even be discussed
Gianfranco Zola: Hazard and Willian suffered from Sarri's training
Barcelona wants to convince Artur to agree to a trade to Juventus for Pjanic
Marcelo: You lose technique when you don't train with the ball for so long