Albania

Spartak Ngjela: Korrupsioni i lartë politik po kërkon që epidemia të shpërthejë. Duan protesta masive pikërisht për këtë dëshirë makabër, Rama duhet të veprojë në mënyrë drastike

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni i lartë politik po kërkon që epidemia të shpërthejë. Hajdutët kudo janë antinjerëzorë. Këta hajdutë në Tiranë ka tre muaj që po kërkojnë epidemi të zgjeruar në Shqipëri.

Kërkojnë vdekje masive që të shpëtojnë paratë e vjedhura. Duan protesta masive pikërisht për këtë dëshirë makabër, që këto të bëhen vatra të reja e të mëdha të infeksionit epidemik në Shqipëri.

Qeveria aktuale duhet t’iu përgjigjet ashpër, nëse edhe ajo nuk është me ata.

Të gjithë korrupsionin e ka mërzitur së tepërmi gjendja e pandemisë që po shkon drejt normalizimit.

Mbaheni mend: asnjë i korruptuar nuk do t’i shpëtojë dot paratë e vjedhura.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, prandaj doli sot, sepse e di që korrupsioni i lartë politik kërkon epidemi të gjerë në Shqipëri.

Por Ambasadori Soreca duhet t’i bëjë presion kryeministrit shqiptar që ky të jetë i rreptë në goditjen e tubimeve që bien ndesh me ligjin, sepse ato janë të qëllimshme për të riaktivizuar pandeminë.

Edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, duhet t’i bëjë presion publik kryeministrit shqiptar që ky të veprojë në mënyrë drastike kundër hajdutëve të korrupsionit shqiptar që, me tubime të paligjshme, po kërkojnë të rigjallërojnë epideminë në shkallë të gjerë në Shqipëri.

Banditët kudo dhe kurdoherë kanë qenë antinjerëzorë…

Football news:

The APL conducted 1,130 tests for the coronavirus. No infected people were found
Lewandowski leads the list of top-5 European League Goalscorers this season. He has 29 goals
Bayern have won 10 matches in a row. The total score is 32:5
The Tigres goalkeeper will go to Newell's old boys if Messi returns there. He wrote such a clause in the contract
Bayern have scored 86 goals in 29 Bundesliga rounds, breaking their own 46-year-old tournament record
Liverpool is congratulated Gerrard's 40th birthday: Legend❤️
Muller had 18 assists in 29 rounds. This is The Bundesliga record since the statistics appeared